Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, e ndodhur më 25 tetor.
Gjatë një konference për shtyp, Sveçla theksoi se suspendimi i zyrtarëve policorë është një mekanizëm i rëndësishëm për të siguruar që hetimi të vazhdojë pa pengesa dhe pa ndonjë tendencë për ta devijuar. “Për sa i takon suspendimit të zyrtarëve policorë, tashmë e dini se Prokuroria Speciale ka filluar hetimin e rastit dhe suspendimi është mekanizëm, në mënyrë që hetimi të vijojë pa asnjë pengesë ose asnjë tendencë për ta devijuar atë.
Por më lejoni të them që ky të jetë suspendimi i fundit, meqenëse çfarëdo gjetje, qoftë Inspektorati Policor, qoftë Prokuroria do të ketë, ne do të vazhdojmë me këso lloj masash,” është shprehur Sveçla.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
