Punimet e asfaltimit po përparojnë me ritëm të shtuar në Lotin 4 të aksit rrugor Dollc–Zahaq, në rrugën N9.
Sipas njoftimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pak më shumë se tri javë më parë ishte asfaltuar një pjesë e segmentit, ndërsa tani ka filluar asfaltimi edhe në pjesën e mbetur. “Pak më shumë se tri javë më parë, në këtë lot u asfaltua një pjesë e segmentit, ndërsa tani po vazhdon asfaltimi edhe në pjesën e mbetur.
Puna po vazhdon çdo ditë, ndërsa ne si ministri po angazhohemi t’i ndihmojmë kontraktorët në tejkalimin e pengesave, që këto projekte të përfundojnë sa më shpejt dhe të lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin për qytetarët.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
