Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar gjetjet e tij pas një hetimi preliminar lidhur me dështimin e Policisë së Kosovës në menaxhimin e rastit të Arlinda Zekajt.
Në mesin e shumë shkeljeve, është theksuar se zinxhiri komandues në Stacionin e Policisë në Pejë e kishte shpërfillur një email nga një hetues i cili kishte kërkuar që Arlinda të vizitohej nga Policia në shtëpinë e saj, për të komunikuar me të me qëllim të evidentimit të gjendjes në banesën e saj. “Mos trajtimi nga zinxhiri komandues i shkresës/emailit të datës 23 tetor 2026, të dërguar nga hetuesi policor i cili kërkon vlerësim të rastit dhe asistencë në kapacitete.
Hetuesi kishte vlerësuar që gjatë kohës që znj.
Arlinda Zekaj ndodhej në shtëpi, të vizitohej nga patrulla të uniformuara policore dhe komunikim të shtuar me të, me qëllim të evidentimit të situatës brenda shtëpisë;”, thuhet në komunikatën e IKP-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
