BallinaPolitik28-vjeçari nga Elbasani shpëton syrin pas një operacioni në Itali

28-vjeçari nga Elbasani shpëton syrin pas një operacioni në Itali

- Advertisement -

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ia shpëtoi syrin e majtë, i plagosur gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. “Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan ai, duke përcjellë mesazhin e tij pas operacionit.

Lajmi për përfundimin me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale ka sjellë lehtësim, megjithatë rikuperimi i plotë i shikimit do të vlerësohet nga mjekët në vijim. 28-vjeçari u plagos në syrin e majtë nga një objekt që dyshohet se ishte plumb gome, gjatë përplasjes me policinë.

Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Për shkak të dëmtimit të rëndë dhe nevojës për trajtim të specializuar, Vishkulli u dërgua më pas në Itali.

Më 25 tetor, ai njoftoi se kishte mbërritur në Romë, ku pritej t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje, me shpresën se do të arrinte të shpëtonte shikimin.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments