BallinaPolitikRasti i Arlinda Zekajt: Detaje të Reja nga Emisioni Hulumtues 'MAT'

Rasti i Arlinda Zekajt: Detaje të Reja nga Emisioni Hulumtues ‘MAT’

- Advertisement -

Emisioni hulumtues “MAT” ka zbuluar detaje të reja lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Në një deklaratë të regjistruar dhe të siguruar nga Klan Kosova, Arlinda përshkruan trajtimin që pretendonte se kishte përjetuar në shtëpinë e familjes së ish-bashkëshortit.

Në videon e publikuar, ajo shpreh kufizimet dhe kërcënimet me të cilat kishte përballë.

Ajo kishte kërkuar largimin e kësaj familjeje, duke treguar se nuk e lejonin as të ushqehej, të pinte ujë ose të shikonte televizor.

Më poshtë është deklarata e saj: “Në shtëpi janë njerëz që nuk kanë vendim gjykate për të jetuar në atë shtëpi.

- Advertisement -

Po ashtu, asnjëherë më parë nuk kanë jetuar këtu, përveç nga marrja e aktvendimit për urdhër-mbrojtje.

Unë jam bashkëpronare, këta ma kanë uzurpuar shtëpinë, nuk munden me bashkëjetu me mua e as nuk munden me qenë mysafir.

Po më kërcënojnë, nuk po më lajnë as bukë as ujë, as televizor me shiku, plus me jetë po më kërcënojnë, edhe rryma u ndal e panë edhe policia që nuk ka rrymë, se e ndalën rrymën.

Djalin nuk e ka lanë Jetoni këtu, në shtëpi dhe në prezencën e policisë ka bërtit, ka sha, edhe ju policia nuk e keni arrestuar.

Policia e ka pa kur nuk e ka lënë djalin me hy brenda dhe kur refuzojke me hy brenda, prandaj nuk është çudi asgjë që familjarët e tij po bëjnë brenda kundër meje.

Kërkoj që këta me ma liru shtëpinë deri në përfundimin e çështjes, ngase unë jam bashkëpronare dhe dua të kthehem sipas vendimit në shtëpi.

Po ndihem e rrezikuar për jetë, pas ndaljes së rrymës, kanosjes së plakës aty, edhe të miturës, nuk dua të bi në nivelin e tyre për fyerje e fjalët që vazhdimisht i përdorën për kaq orë.

Përfundimisht kërkoj të ma lirojnë shtëpinë dhe të më ktheni në shtëpi sipas vendimit që e kam.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments