Në Prishtinë, ka filluar një protestë pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.
Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Protestuesit pritet të marshojnë drejt institucioneve të rëndësishme, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës. “Andaj, të mërkurën, të ejten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari.
Nisemi prej sheshit Zahiri, te Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e deri te Qeveria”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, i cili ka kërkuar organizim dhe solidarizim kombëtar.
Gjatë protestës, janë rrëzuar edhe disa kontejnerë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
