BallinaPolitikLetër urimi nga Mbreti Abdullah II për Presidenten Shiroka-Pula

Letër urimi nga Mbreti Abdullah II për Presidenten Shiroka-Pula

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka dërguar presidentes Shiroka-Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në detyrën e re. “Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global”, ka njoftuar Presidenca.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments