BallinaShowbizAmanda Seyfried rikthehet si Elizabeth Holmes në dokumentarin e ri

Amanda Seyfried rikthehet si Elizabeth Holmes në dokumentarin e ri

- Advertisement -

Amanda Seyfried ka lënë të kuptohet se do ta interpretojë sërish Elizabeth Holmes, gjatë një interviste për “CBS News Sunday Morning” në vitin 2025, ku iu kërkua të improvizonte një fjali në stilin e themelueses së Theranos.

Në një intervistë që është rikthyer në vëmendje, aktorja, me një buzëqeshje, zbuloi se kishte pasur ‘pak praktikë’ në imitimin e saj.

Seyfried e ka interpretuar sërish Holmes në dokumentarin “You Can See Everything”, të realizuar nga kompania e produksionit A24, me regji nga Nathan Fielder dhe Lance Oppenheim.

Ky film e ndjek Holmes gjatë 34 ditëve para se ajo të dorëzohej në burg më 30 maj 2023, për të vuajtur një dënim prej 11 vjetësh për mashtrim.

Aktorja e kishte interpretuar më parë themeluesen e Theranos në miniserinë “The Dropout” të vitit 2022, për rolin e saj në të cilin fitoi çmimin Emmy.

- Advertisement -

Gjatë përgatitjeve për këtë personazh, Seyfried kaloi orë të tëra duke shikuar incizime të dëshmive të Holmes, në mënyrë që të kuptonte mënyrën e saj të të folurit dhe sjelljen.

Në dokumentarin e ri, Seyfried shikon pamjet ku Holmes e sheh për herë të parë interpretimin e saj në serialin “The Dropout”.

Ajo shfaqet gjithashtu në rindërtimet e bisedave që Fielder nuk i kishte filmuar, si dhe në skena të bazuara në kujtimet e regjisorit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments