BallinaShowbizJennifer Lawrence Flet për Ndërhyrjet Estetike dhe Nënësinë e Tërheqëse

Jennifer Lawrence Flet për Ndërhyrjet Estetike dhe Nënësinë e Tërheqëse

- Advertisement -

Aktorja Jennifer Lawrence ka ndarë mendimet e saj lidhur me ndërhyrjet estetike dhe dëshirën për t’u ndjerë tërheqëse, edhe si nënë.

Sipas revistës The Cut, ajo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks dhe nuk e përjashton mundësinë e një lifting-u të fytyrës në të ardhmen.

Lawrence dha këtë intervistë me rastin e lansimit të markës së saj për kujdesin e flokëve, “Mes”, e cila u prezantua më 27 tetor.

Kjo markë është dizajnuar nga vetë aktorja dhe është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë bioteknologjike ‘Arcaea’. “Dua të jem një nënë seksi,” tha ajo për The Cut, duke shpjeguar se dëshiron të duket si një grua e cila ka gjithçka nën kontroll kur i dërgon fëmijët në çerdhe, edhe në ato mëngjese kur sapo është zgjuar.

Për ndërhyrjen në gjoks, Lawrence kishte folur edhe një vit më parë në një profil të publikuar nga The New Yorker, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.

- Advertisement -

Në atë kohë, ajo kishte treguar se pas lindjes së fëmijës së parë, trupi i saj ishte rikthyer kryesisht në gjendjen e mëparshme, por pas lindjes së dytë, gjërat kishin qenë ndryshe.

Edhe atëherë, aktorja nuk e kishte përjashtuar mundësinë e një lifting-u të fytyrës në të ardhmen.

Jennifer është e martuar që nga viti 2019 me galeristin Cooke Maroney.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments