BallinaPolitikEmërimi i Rexhep Bajraktar në Konsullatën e Kosovës në Milano

Emërimi i Rexhep Bajraktar në Konsullatën e Kosovës në Milano

- Advertisement -

Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, Rexhep Bajraktari, ka filluar zyrtarisht ushtrimin e detyrës, pas emërimit për një mandat katërvjeçar.

Bajraktari është diplomat me përvojë dhe pjesë e Trupit Diplomatik që nga viti 2009.

Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në Bernë dhe Gjenevë, ndërsa ka mbajtur detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano vazhdon angazhimin për të përfaqësuar interesat e vendit, duke ofruar shërbime konsullore për qytetarët dhe forcuar bashkëpunimin me institucionet vendore.

Po ashtu, stafi i Konsullatës është plotësuar me emërimin e Qëndresës Fazliu në pozitën e zëvendëskonsulles.

- Advertisement -

Plotësimi i stafit diplomatik dhe konsullor ka për qëllim të kontribuojë në vazhdimësinë e punës institucionale dhe në ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Milano dhe në rajonet përkatëse të Italisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments