BallinaPolitikKolektivi Feminist Thërret për Protestë të Madhe për Mbrojtjen e Grave në...

Kolektivi Feminist Thërret për Protestë të Madhe për Mbrojtjen e Grave në Kosovë

- Advertisement -

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për një revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë, pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

Protesta është paralajmëruar për sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kolektivi ka kritikuar institucionet e Kosovës për, siç thonë ata, shpërfilljen e jetës dhe sigurisë së grave. “Vrasja me sëpatë e një gruaje prej kunatit mbrëmë është alarmi për luftën që iu është shpallur grave.

Sikurse rastet tjera të femicidit, kjo vrasje ishte paralajmëruar nga e ndjera, e cila e kishte lutur për ndihmë një shtet që është shndërruar për vite me radhë në bashkëdoras në vrasjen e grave.

Arlinda Zekaj u vra me ndërmjetësim të shtetit i cili nuk iu beson grave, i përbuz, i neglizhon ato dhe vazhdon t’i shoh parësisht si prona të burrave”, thuhet në thirrje.

- Advertisement -

Në këtë reagim, Kolektivi thekson se, ashtu si në rastet e tjera të femicidit, edhe vrasja e Zekajt ishte paralajmëruar nga vetë viktima, e cila kishte kërkuar ndihmë nga institucionet.

Sipas organizatës, dhuna ndaj grave është e lidhur ngushtë me patriarkinë në shoqëri dhe me neglizhencën institucionale, për të cilën kërkohet llogaridhënie.

Kolektivi ka paralajmëruar se do të dalë në rrugë dhe do të bllokojë institucione, duke përmendur Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Policinë dhe Qeverinë. “Andaj, të mërkurën, të enjten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari.

Nisemi prej sheshit Zahiri, te Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e deri te Qeveria”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, i cili ka kërkuar organizim dhe solidarizim kombëtar.

Organizata i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke kërkuar nga institucionet që të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments