BallinaSportNeymari përballet me masat disiplinore për incidentin në ndeshjen ndaj Bahias

Neymari përballet me masat disiplinore për incidentin në ndeshjen ndaj Bahias

- Advertisement -

Neymari është në vështirësi në Brazil, pasi është dërguar para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive (STJD) për shkeljen e rregullit të njohur si “rregulli Vinicius Junior”.

Sulmuesi i Santosit do të paraqitet para këtij organi disiplinor të mërkurën, më 28 tetor, për të dhënë llogari për incidentin që ndodhi në ndeshjen e së shtunës ndaj Bahias, e cila ishte pjesë e kampionatit brazilian.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit mes dy pjesëve, kur Neymari u angazhua në një debat me Rodrigo Nestor.

Gjatë këtij përplasje, braziliani mbuloi gojën me dorë, dhe pas shqyrtimit të pamjeve përmes sistemit VAR, gjyqtari Savio Pereira Sampaio e ndëshkoi atë me karton të kuq.

Prokuroria e ka akuzuar Neymarin sipas nenit 191, që parasheh gjobë nga 100 deri në 100 mijë realë brazilianë për mosrespektimin e rregulloreve të një organizate sportive.

Për më tepër, prokuroria ka kërkuar që të zbatohet edhe neni 258 i kodit disiplinor, që lidhet me shkeljet e disiplinës dhe etikës sportive.

Ky nen parasheh pezullim nga një deri në gjashtë ndeshje.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments