Yjet e futbollit u shfaqën në ceremoninë e 70-të të ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, e mbajtur në teatrin Palladium në Londër, të shoqëruar nga bashkëshortet dhe partneret e tyre.
Në tapetin e kuq, futbollistët kryesisht zgjodhën kostume klasike të zeza dhe elegante, ndërsa partneret e tyre tërhoqën vëmendjen me kombinime të ndryshme, ku dominonin fustanet e zinj, por nuk munguan as ngjyrat e guximshme.
Ndër çiftet që morën vëmendje ishin Rodri dhe Laura Iglesias, Harry Kane dhe Katie Goodland si dhe Luis Diaz dhe Geraldine Ponce.
Laura u dallua me një fustan të gjatë saten në ngjyrë ciklaminë, ndërsa Katie zgjodhi një fustan të zi elegant me supe të zbuluara.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta me bashkëshorten Lorena Bernal, portieri David Raya me Tatiana Trouboul dhe futbollisti Gabriel Magalhaes me Gabrielle Figueiredo, e cila u shfaq me një fustan të zi transparent me detaje dantelle.
Ceremonia mblodhi gjithashtu legjenda të futbollit, përfshirë Patrick Vieiran, Javier Zanettin, Hristo Stoiçkovin dhe Michael Owenin, të cilët u shfaqën përkrah bashkëshorteve të tyre.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
