BallinaSportHarry Kane Bëhet Fitues i Parë i Topit të Artë Pas 45...

Harry Kane Bëhet Fitues i Parë i Topit të Artë Pas 45 Vitesh me Bayern Munich

- Advertisement -

Harry Kane ka shkruar historinë me Bayern Munichun, duke u bërë futbollisti i parë i gjigantit bavarez që fiton çmimin prestigjioz “Topi i Artë” pas 45 vitesh.

Sulmuesi anglez është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2026, duke fituar këtë çmim individual të rëndësishëm në futboll, të ndarë nga revista franceze France Football.

Me këtë triumf, Kane i ka dhënë fund një pritjeje të gjatë për Bayern Munichun, që nuk kishte pasur një fitues të Topit të Artë që nga viti 1981, kur legjenda gjermane Karl-Heinz Rummenigge u shpall më i miri në botë.

Ky sukses e vendos 33-vjeçarin në mesin e emrave më të mëdhenj në historinë e klubit bavarez, i cili ndër vite ka pasur disa prej fituesve më të njohur të këtij çmimi prestigjioz.

Përveç Rummenigges, Topin e Artë si futbollistë të Bayern Munichut e kishin fituar edhe legjendari Gerd Muller në vitin 1970, si dhe Franz Beckenbauer në vitet 1972 dhe 1976.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments