Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës.
Sveçla ka ngritur shqetësime për vendimet që, sipas tij, çuan në ndarjen e Arlindës nga fëmija dhe privimin e saj nga prona.
Ai tha se në vend që të mbrohej viktima, situata kishte marrë drejtim të kundërt. “Ishte e privuar nga fëmija i saj.
Si një institucion, kemi marrë vendim që ta ndajmë fëmijën nga nëna dhe t’ia japim babait, i cili pastaj këtë përgjegjësi ia delegon vëllait të tij, i cili paraprakisht ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës, kurse ligji thotë që pothuajse automatikisht besimi për fëmijën i takon nënës”, ka deklaruar Sveçla në seancën e sotme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
