BallinaPolitikDetajet e Rasteve të Arlinda Zekaj: Avokatja Adelina Hoxha Rrëfen Problemet Para...

Detajet e Rasteve të Arlinda Zekaj: Avokatja Adelina Hoxha Rrëfen Problemet Para Vrasjes

- Advertisement -

Avokatja Adelina Hoxha, e cila e kishte mbrojtur Arlinda Zekajn para se të ndodhte tragjedia e saj, ka dhënë një përmbledhje të detajeve dhe problemeve me të cilat, sipas saj, përballeshin viktima para vrasjes.

Në një intervistë, Hoxha ka treguar se Arlinda i kishte thënë në korrik se ishte ndarë nga burri, i cili e kishte nxjerrë nga shtëpia, kishte djegur rrobat e saj dhe madje ia kishte dërguar një video ku shfaqej duke i vënë flakën atyre në oborr. “Arlinda në korrik ka thënë: ‘Unë jam ndarë nga burri’.

Burri e ka nxjerrë nga shtëpia, ia ka djegur teshat, ia ka dërguar videon se si po ia djeg teshat në oborr”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas avokates, ky detaj, si dhe videoja, nuk ishin evidentuar nga hetuesit, të cilët më pas i kishin kërkuar Arlindës videon, pasi ajo vetë kishte përmendur këtë ngjarje. “Kur ka shkuar ta kërkojë fëmijën, të cilin e kishte lënë për dy javë te axha dhe gjyshja e tij, nuk e ka gjetur në Deçan dhe nuk ia kanë dhënë.

Ajo ka tentuar të arrijë marrëveshje me burrin e saj, i cili ka qenë në Amerikë, për ta kthyer fëmijën, por nuk ia kanë kthyer.

Ka shkuar në polici dhe fëmijën e ka gjetur në Vitomiricë.

Procedurat janë zhvilluar në mënyrë të parregullt dhe jo ligjore.

Fëmija është marrë në pyetje pa psikolog dhe pa një person të licencuar nga QPS-ja.

Prokurores i jam drejtuar menjëherë, sepse fëmija ishte kthyer te axha i vet.

Nuk merret mendimi i fëmijës kur merret në pyetje vetëm njëri prind.

Të nesërmen i kam shkuar prokurores në zyrë”, theksoi avokatja.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments