BallinaBotaAksidenti i Autobusit në Katalonjë: 80 Persona të Lënduar, Shtatë në Gjendje...

Aksidenti i Autobusit në Katalonjë: 80 Persona të Lënduar, Shtatë në Gjendje të Rëndë

- Advertisement -

Më shumë se 80 persona janë lënduar, shtatë prej tyre rëndë, pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një humnerë në Katalonjë të Spanjës.

Autoritetet njoftuan se autobusi doli nga rruga dhe “ra” në një greminë të thellë, përgjatë një rruge malore në Fogars de Montclus, që ndodhet midis Barcelonës dhe Gironës.

Shërbimet e urgjencës në Katalonjë raportuan se, në total, 83 persona mbetën të lënduar; dy prej tyre u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje u dërguan 23 autoambulanca dhe dy helikopterë mjekësorë, së bashku me ekipe shpëtimi dhe specialistë për mbështetje psikologjike.

Trupat e zjarrfikësve të Katalonjës njoftuan se do të dërgohen dronë dhe qen të stërvitur për kërkim-shpëtim, ndërsa po kryhen “kërkime intensive” rreth autobusit për t’u siguruar që nuk ka mbetur askush pa u gjetur.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments