Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka folur për zhvillimet e procesit zgjedhor dhe mobilizimin e faktorëve politikë shqiptarë nën një listë të përbashkët.
Pajaziti theksoi se angazhimi në terren është maksimal për të siguruar një përfaqësim sa më të fuqishëm në parlament, me qëllim konkret që të fitojmë dy mandate. “Ne jemi duke luftuar në terren, duke dhënë maksimumin që të fitojmë edhe deputetin e dytë.
Për të parin mund të themi se janë siguruar votat, për shkak se nga 26 mijë vota në Bujanoc dhe Preshevë, diku rreth 6 mijë deri në 7 mijë mund të jenë të serbëve, ndërsa të tjerat të shqiptarëve.
Na duhen diku 5 deri në 6 mijë vota që ta sigurojmë edhe deputetin e dytë”, tha Pajaziti.
Duke folur për atmosferën e përgjithshme, ai nënvizoi se në komunat me shumicë shqiptare situata ka qenë e qetë dhe pa incidente, pavarësisht tensioneve në pjesë të tjera të Serbisë dhe gjuhës së ashpër e pezhorative të përdorur gjatë fushatës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
