BallinaShowbizIngrit Gjoni Zbulon Marrëdhënien me Çiljetën në 'Live me Luizin'

Ingrit Gjoni Zbulon Marrëdhënien me Çiljetën në ‘Live me Luizin’

- Advertisement -

Së fundmi, në emisionin “Live me Luizin”, ishte e ftuar këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni.

Gjatë intervistës, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 organizoi një lojë interesante.

Ai i paraqiti disa fotografi, të cilat Ingriti nuk do t’i shikonte, por Luizi do t’i shpjegonte dhe ajo do të përpiqej të kuptonte për kë dhe çfarë bëhej fjalë.

Një nga momentet më të veçanta ishte kur Luizi i dha foton e këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe e pyeti për marrëdhënien që ka me të. “Si është marrëdhënia sot me Çiljetën, a i ka rezistuar kohërave?”, e pyeti ai.

Ingriti u përgjigj: “Po i ka rezistuar, me ca devijime të vogla se ajo ka bërë shoqe më të ngushta në jetën e vet. Çili është një shoqe zemre, pushimet nuk i bën me mua, ka nisur t’i bëjë me shoqe të tjera”.

Më pas, Luizi e pyeti se pse e gjithë Shqipëria i shikonte ato si dy rivale.

Ingriti tregoi: “Se ishim rivale në ato fillime.

Ne ishim konkurrente, që do të thotë që në një club që unë këndoja, domosdoshmërisht do të ishte ke club-i të nesërmen”.

Duke folur për arsyen se pse nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, këngëtarja tha me humor se e ka hequr pasi nuk shkoi me pushime me të.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments