BallinaPolitikRrëfimi Prekës i Ish-Mjekes së UÇK-së për Luftën dhe Sakrificën e Të...

Rrëfimi Prekës i Ish-Mjekes së UÇK-së për Luftën dhe Sakrificën e Të Rinjve

- Advertisement -

Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda gjatë luftës, duke kujtuar sakrificën sublime të të rinjve që u flijuan për lirinë e vendit.

E ftuar në Klan Kosova, Kadrijaj nuk i ka mbajtur lotët teksa ka përshkruar guximin e pashoq të ushtarëve të UÇK-së në vijat e para të frontit.

Ata kanë qenë djem të rinj, me vullnet, me plot energji, që s’e kanë ditur çka është frika, që kanë dalë në vijat e para të frontit duke kënduar.

Edhe ndoshta në mbrëmje s’janë kthyer fare”, është shprehur Kadrijaj e përlotur, duke theksuar se sot i dhemb shpirti për mënyrën se si trajtohen këta njerëz.

Ajo ka zbuluar detaje rrëqethëse nga përballja me plagët e luftës dhe mungesën ekstreme të pajisjeve mjekësore.

Siç tregoi ajo, transfuzioni i gjakut bëhej direkt nga njeriu te njeriu, ndërsa në raste emergjente u është dashur të bëjnë ndërhyrje drastike me mjete rrethanore për t’ua shpëtuar jetën ushtarëve. “Dikujt prej ushtarëve dora i është prerë me sharrë të drurit… Nëse s’i kish prerë ajo dorë prej granatave, ai kish vdekur krejt. Është i gjallë, i ka mbijetuar pa atë dorë.

Ushtarë që sot kur i shoh, befasohem që janë gjallë, nuk e di qysh kanë mundur t’i përballojnë ato plagë”, rrëfeu ajo.

Kadrijaj ka kujtuar edhe takimin e parë me Ramush Haradinajn në vijat e para të frontit, duke vlerësuar angazhimin e tij për ngritjen e një salle të improvizuar operacioni me kirurgë dhe vullnetarë, si dhe mobilizimin e grave që ushqenin ushtarët mes krismave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments