Tottenhami ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Chelseat, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në derbin londinez.
Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Tottenham kaloi në epërsi në minutën e 77-të, pas një autogoli të portierit Mike Penders, i cili devijoi topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi për 1-0.
Vetëm tri minuta më vonë, Chelsea mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Cole Palmer u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Tottenham e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 87-të e vulosi fitoren.
Mathys Tel depërtoi mes mbrojtësve dhe realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke vendosur rezultatin përfundimtar, 2-0.
Chelsea pati disa mundësi për të shënuar, por nuk arriti ta gjente rrugën drejt rrjetës, ndërsa Tottenham u tregua më efikas në momentet vendimtare të takimit.
