Politik

Pjesëmarrja e FSK-së në Trajnimin e Liderëve të Rinjtë Ushtarakë në Kroaci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se për herë të parë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në qendrën “Marko Babiq” të ushtrisë kroate.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Maqedonci theksoi se ky marshim prej 88 kilometrash, që filloi në Udbina dhe përfundoi në Kalajën e Kninit, shënoi një hap të rëndësishëm në zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë.

Pas marshimit taktik, që e kaloi këtë distancë, përfundoi trajnimi për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në qendrën “Marko Babiq”.


- Advertisement -

Për herë të parë, FSK-ja mori pjesë në këtë trajnim, duke u stërvitur së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi—numri më i madh i pjesëmarrësve të huaj deri tani.

Marshimi përmbyllës kishte një domethënie simbolike, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit kroat gjatë Luftës Atdhetare.

Ky program kërkues zhvillon qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, lidershipin dhe aftësinë për të marrë vendime në situata sfiduese.

Përgëzoj ushtarakët tanë për përfaqësimin e denjë.

Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Falënderoj homologun tim, Ivan Anusiq, dhe Ushtrinë Kroate për këtë bashkëpunim të rëndësishëm.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -