Politik

Ndryshime në Ekipin Mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë

Dy bashkavokate, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Dhomat e Specializuara në Hagë, tani që priten të nisin procedurat e Apelit.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Regjistrit, avokati kryesor i Veselit, Rodney Dixon, më 13 tetor ka vendosur t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy bashkavokateve.

Një ditë më vonë, më 14 tetor, Regjistri konfirmoi përfundimin e angazhimit të tyre në ekipin mbrojtës.


- Advertisement -

Në letrën drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixoni ka bërë të ditur se largimi i dy bashkavokateve nuk do të ndikojë negativisht në interesat e Kadri Veselit dhe as në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.

Njoftimi është dorëzuar në Panelin e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -