Rregullat e Reja për Testin e Gjuhës Gjermane për Emigrantët
Gjermania ka vendosur të ashpërsojë kriteret për kalimin e testit të gjuhës gjermane nga ana e emigrantëve.
Tani, kandidatët që dëshirojnë të arrijnë nivelin B1 do të duhet të tregojnë njohuri të plota në të gjitha pjesët e testit.
Nëse ndonjëra nga pjesët do të rezultojë më e dobët, do të kërkohet të paktën niveli A2.
Ky vendim ka ardhur si një masë për të parandaluar mashtrimet gjatë provimeve dhe për të siguruar një vlerësim të saktë të njohurive gjuhësore.
Ka pasur dyshime se disa kandidatë kanë arritur të sigurojnë në mënyrë të paligjshme pyetje dhe zgjidhje të testit përmes internetit.

