Sport

Real Madridi në Kërkim të Përforcimeve në Mbrojtje: Interesi për Riccardo Calafiorin Rritet

Real Madridi vazhdon të shikojë përforcime për repartin e mbrojtjes, ndërsa emri i Riccardo Calafiorit është rikthyer në listën e dëshirave të drejtuesve të klubit madrilen.

Mbrojtësi italian, i cili është stabilizuar te Arsenali, ishte ndjekur nga klubi spanjoll edhe gjatë afatit kalimtar të verës, dhe tani interesimi për të është rritur sërish me afrohet afati i ardhshëm kalimtar. 24-vjeçari, i cili ka kontratë me londinezët deri në vitin 2029, është i njohur për fleksibilitetin e tij, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës, por gjithashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Paraqitjet e tij në futbollin anglez kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Real Madridit, të cilët po shqyrtojnë mundësitë për të përforcuar mbrojtjen.


- Advertisement -

Problemet fizike të disa lojtarëve, përfshirë rikuperimin e Eder Militaos dhe shqetësimet e vazhdueshme të Raul Asencios, kanë rritur nevojën për alternativa të nivelit të lartë.

Megjithatë, transferimi i reprezentuesit italian nuk pritet të jetë i lehtë.


- Advertisement -