Qeveria ‘Kurti 4’ ende pa program qeverisës, Besnik Tahiri kritikon mungesën e vizionit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin se Qeveria ‘Kurti 4’ nuk e ka paraqitur ende programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar, edhe pse kanë kaluar gati pesë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Tahiri theksoi se Qeveria ka prezantuar një agjendë legjislative dyvjeçare, por i mungon një vizion i qartë për zhvillimin e vendit. “Kemi hyrë në muajin e pestë që kur përfunduan zgjedhjet, ndërsa Qeveria, ende nuk ka paraqitur programin e vet qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar.

Ka sjellë një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin.


- Advertisement -

Një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk përbën strategji zhvillimore.

Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik,” ka shkruar Tahiri.

Ai gjithashtu theksoi mungesën e përgjigjeve për sfidat që kanë të bëjnë me energjinë, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe procesin e integrimit. “Problemi nuk është vetëm mungesa e një dokumenti, por mungesa e përgjigjeve ndaj problemeve në energji, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat integruese.

Gjithçka po mbetet në improvizim,” shkroi Tahiri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *