Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa pamje nga protesta, duke përcjellë një mesazh emocional lidhur me situatën e tensionuar në Shqipëri.
Përmes një postimi, artistja ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit, duke iu drejtuar me fjalë të drejtpërdrejta atyre që janë pjesë e situatës. “O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu”, ka shkruar Fifi, në një thirrje që pasqyron shqetësimin e saj për atë që po ndodh.
Situata e tensionuar në Shqipëri ka ndikuar në jetën e qytetarëve, ndërsa zhvillimet e fundit kanë sjellë edhe pezullimin e aktiviteteve të ndryshme.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





