Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, pengesat politike dhe dypalëshe, kriteret e anëtarësimit, si dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal ishin temat kryesore të diskutuar në panelin e tretë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë në Kosovë, me titull “Zgjerimi në lëvizje të ngadaltë: Kosova dhe Ballkani Perëndimor në rrugën drejt BE-së”.
Paneli shqyrtoi humbjen e momentumit dhe besueshmërisë së procesit të zgjerimit, kufizimet politike dhe strukturore që përballet Bashkimi Evropian, si dhe mundësitë për të ndërtuar një vizion të ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Në diskutim morën pjesë Dr.
Lorenca Bejko, eksperte e të drejtave të njeriut dhe ish-diplomate; Dr.
Ardita Abazi Imeri, drejtoreshë e programit dhe bashkëthemeluese e Institutit për Politika Evropiane (EPI) në Shkup; Flamur Junuzi, zyrtar koordinues në Sekretariatin e CEFTA-s në Bruksel; dhe ëorëe Bojovië, këshilltar parlamentar në Parlamentin Evropian.
Dr.
Lorenca Bejko diskutoi faktorët që ndikojnë në dinamikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke përmendur dimensionin fetar dhe dallimet ndër vendet e rajonit në kontekstin e integrimit. “Fakti që shumica dërrmuese e vendeve në Evropë janë anëtare themeluese, shumica e tyre kanë këtë element fetar, një element fetar, i cili është mjaft pozitiv për Malin e Zi.
Ata janë si ortodoksë, katolikë apo ortodoksë, në krahasim me Shqipërinë, për shembull,” shprehet ajo.
Bejko gjithashtu vuri në dukje se këta faktorë mund të ndikojnë në perceptimin e vendeve kandidate dhe në ritmin e përparimit të tyre drejt anëtarësimit. “Se cili vend duhet, le të themi, të përshpejtojë procesin duke pasur një rrugë më të mirë në krahasim me pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor,” tha ajo.
Ajo gjithashtu u ndal te situata e protestave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare në këtë kontekst.
Dr.
Ardita Abazi Imeri theksoi se ngecja e procesit të integrimit evropian nuk mund t’i atribuohet vetëm mosmarrëveshjeve dypalëshe, duke dhënë shembuj nga Maqedonia e Veriut. “Unë kam një qasje më të balancuar sepse në Maqedoninë e Veriut kemi përvojë, bllokim për shkak të procesit dypalësh dhe bllokim për shkak të prapakthimit demokratik në vend,” shprehet ajo.
Abazi Imeri theksoi se dobësimi i perspektivës së anëtarësimit e ul motivimin e qeverive për të ndërmarrë reforma të nevojshme dhe se mungesa e progresit bën që shtetet anëtare të jenë më pak të gatshme për të mbështetur përparimin e vendeve kandidate.
Flamur Junuzi, nga CEFTA, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, duke e parë atë si një hap konkret drejt integrimit më të thellë me tregun evropian. “Tregu i përbashkët rajonal nuk është një zëvendësim për anëtarësimin në BE, por është një hap i rëndësishëm përpara,” theksoi ai. ëorëe Bojovië, nga Parlamenti Evropian, theksoi se parimi i meritave në procesin e zgjerimit nuk kufizohet vetëm te kapacitetet administrative, por duhet të përfshijë gjithashtu reformat e brendshme dhe angazhimin e vendeve kandidate.
Ai theksoi se krahasimet me Ukrainën dhe Moldavinë shpesh harrojnë dimensionet politike të procesit.
Ky panel trajtoi çështje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e rajonit dhe për fatin e integrimit evropian të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





