Më datë 15 tetor 2026, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, së bashku me admiralin George M.
Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, si dhe gjeneralmajorin Roberto Vergori, komandant i KFOR-it, realizuan një vizitë në njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta në veriun e Kosovës.
Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi i angazhimeve të përbashkëta për mbikëqyrjen e brezit kufitar, sidomos të vijës së gjelbër dhe vijës së kaltër, si dhe forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes njësive përkatëse në përmbushjen e detyrave të tyre.
Gjatë vizitës, u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me një fokus të veçantë në rëndësinë e patrullimeve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit në terren, për të garantuar mbikëqyrjen kufitare dhe forcimin e sigurisë.
Të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional si një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e një mjedisi të sigurt, garantimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj ligjor dhe në forcimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





