Ekipet mjekësore nga Austria do të rikthehen të premten në qendrën kryesore të mjekësisë familjare “Dr.
Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë për të ekzaminuar fëmijët me probleme të zemrës, kirurgjike, ortopedike dhe urologjike.
Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, ekzaminimet do të fillojnë më 16 tetor, nga ora 13:00, dhe janë të dedikuara për fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç.
Ekipet vijnë përmes shoqatës austriake “Allianz für Kinder”, e cila mbulon shpenzimet e trajtimit në Austri, si dhe shpenzimet për një prind shoqërues.
Për qytetarët që vijnë nga komunat e tjera, do të jetë në dispozicion parkingu në oborrin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Prindërit ftohen të paraqiten me kohë për ekzaminimin e fëmijëve të tyre.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




