LDK do të jetë pjesë e Grupit Punues për Gjykatën Speciale

Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet në Grupin Punues të formuar për Gjykatën Speciale, konfirmoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai njoftoi se përfaqësues i LDK-së në këtë grup do të jetë deputeti Kujtim Shala.

Në rast se Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë përfaqësimin do ta marrë shefja e Grupit Parlamentar, Jehona Lushaku-Sadriu. “Po, natyrisht, do të marrim pjesë.


- Advertisement -

I kërkova shefes së Grupit Parlamentar të propozojë akademik Kujtim Shalën.

Nëse akademik Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do të jetë vetë Jehona Lushaku-Sadriu. Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, tha ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *