Kuvendi i Kosovës ka realizuar sot përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Nora Latifi-Jashari, e cila mori 61 vota, dhe Bashkim Nurboja, i cili u zgjodh me 56 vota, janë emëruar anëtarë të BQK-së.
Duhet theksuar se në seancën e votimit për anëtarët, partitë opozitare nuk ishin të pranishme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





