Protesta e studentëve në Tiranë ka hyrë në ditën e dytë, duke rritur tensionet dhe përplasjet me policinë shqiptare.
Gjatë së mërkurës, protestuesit janë ndarë në dy grupe, me një pjesë të madhe që kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në këtë pjesë të qytetit, veprimet kanë qenë të pranishme, ku vazot e vendosura në trotuar protestuesit i kanë shndërruar në barrikada për të bllokuar qarkullimin.
Ata kanë arritur edhe para Kryeministrisë, ku përplasja me policinë ka shpërthyer sërish, me forcat e rendit që kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Protestuesit kanë ndaluar gjithashtu te “Piramida”, ku kanë thyer xhamat e bizneseve në katin e parë dhe kanë vënë flakën atyre.
Të njëjtën fat kanë pësuar edhe tabelat reklamuese, ndërsa objekte të tjera përreth janë shkatërruar.
Policia ka mbërritur pranë Ministrisë së Ekonomisë, aty ku protestuesit kanë hapur dyer, janë futur brenda dhe kanë vënë flakën mobileve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





