Në Prishtinë, në ora 11:00, do të mbahet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së Misionit të KFOR-it në Kosovë.
Gjatë kësaj ceremonie, gjeneralmajori Özkan Ulutaë do t’ia dorëzojë komandën gjeneralmajorit Roberto Vergori, i cili do të marrë drejtimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Ceremonia do të zhvillohet në Shtabin e Misionit të KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





