Gazetarja çeke e televizionit, Sabina Jaksova, ka arritur të bëhet virale në ditët e fundit pas një interviste të veçantë me David Olehlën, trajnerin e klubit FK Viagem Ústí nad Labem, që konkurron në kategorinë e dytë të futbollit çek.
Situata e krijuar gjatë intervistës tërhoqi vëmendjen e tifozëve, të cilët e komentuan me humor ngushtësinë e trajnerit, i cili përpiqej të shmangte shikimin nga gazetarja.
Sabina kishte veshur një bluzë me dekolte të hapur, e cila ishte e kombinuar me një xhaketë elegante të bardhë.
Sipas një raporti nga Daily Star, Sabina ka filluar së fundmi të intervistojë figurat kryesore të klubit çek, pasi u punësua verën e kaluar. “Drejtuesit e klubit më kontaktuan drejtpërdrejt për të më bërë ofertën.
Pranoj se u ndjeva e kënaqur dhe e befasuar njëkohësisht.
Mendova për njëfarë kohe, por në fund thashë: Pse jo?
Do ta provoj.
Megjithatë, nuk kisha asnjë përvojë në këtë fushë, ndaj mësova gjithçka gjatë punës,” ka rrëfyer ajo. “E vërteta është se më pëlqen të mësoj gjëra të reja, të përjetoj eksperienca të ndryshme dhe të vazhdoj të zhvillohem.
Në të njëjtën kohë, gjithçka është shumë autentike.
Po e zbuloj gradualisht mënyrën se si funksionon klubi,” është shprehur gazetarja.
Ajo gjithashtu ka folur për kufijtë e saj personalë dhe si e përjeton këtë eksperiencë. “Sigurisht që kam kufijtë e mi.
Mbi të gjitha, dua të ndihem natyrshëm dhe rehat.
Përpiqem t’i shoh në perspektivën e duhur si çështjen e veshjes, ashtu edhe temat që diskutojmë.
Por, nëse diçka do ta kalonte kufirin, do ta shprehja hapur,” ka deklaruar Sabina Jaksova.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





