Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka përgëzuar Shqipërinë për mbylljen e një tjetër kapitulli në negociatat për anëtarësim në BE, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit.
Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Luksemburg, Kos theksoi rëndësinë e reformave dhe mbështetjes për bizneset shqiptare. “Disa zakone janë të vështira ti heqësh.
Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës që po arrijmë sot.
Falë punës së madhe dhe mbështetjes së vendeve anëtare, po mbyllim një tjetër kapitull negociues, kapitulli i 20 për sipërmarrjet dhe politikat industriale që ka të bëjë me ndihmën për bizneset shqiptare, që të rriten dhe të zhvillohen e të krijojnë më shumë vende pune.”, tha ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





