Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Konjufca njoftoi se me homologun armen ka diskutuar për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sigurinë rajonale.
Ata gjithashtu shqyrtuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e angazhimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Armenisë. “Diskutuam zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sigurinë rajonale, duke shqyrtuar mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e angazhimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Armenisë”, tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





