Presidentja Justina Shiroka Pula Pranon Urimet nga Erdogan

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, në letrën e tij, Erdogani, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur Presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme. “Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula”, thuhet mes tjerash në letrën e dërguar Shiroka-Pulës.

Në përfundim të letrës, Erdogani gjithashtu i ka uruar Presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *