Donacion i rëndësishëm për Policinë e Kosovës: Dron profesional për Mitrovicën e Veriut

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, i cili do të përdoret nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Ky donacion ka si qëllim të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të Policisë së Kosovës, për të siguruar që detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare të kryhen me sa më shumë efikasitet.

Sindikata ka theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës.


- Advertisement -

Ajo gjithashtu ka shprehur mirënjohje për donatorin, duke e cilësuar këtë kontribut si një mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe për realizimin e misionit të saj në shërbim të qytetarëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *