Deputeti kroat Igor Peternel: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Deputeti kroat Igor Peternel ka deklaruar se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur.

Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër skenën politike në Serbi, duke e akuzuar atë për promovimin e ideologjisë çetnike.

Peternel, gjatë fjalës së tij drejtuar politikanëve serbë, theksoi se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë një realitet që duhet pranuar. “Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka theksuar ai.


- Advertisement -

Në vijim, ai kritikoi situatën politike në Serbi, duke thënë: “Në Serbi keni çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh, të gjithë janë njësoj atje!” Peternel theksoi gjithashtu se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të fortë ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve të saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *