Amir Ahmeti, ish-ambasador, ka shprehur shqetësimin e tij se mund të ndodhin tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Ai e ilustroi këtë situatë me rastin e Marokut dhe Saharës Perëndimore. “Kur është larguar Spanja prej Marokut, ua ka lënë një problem me Saharën Perëndimore.
Ajo e ka shpallur pavarësinë dhe e kanë njohur 84 shtete.
Sot 38 vende e kanë tërhequr njohjen, vetëm 46 e njohin.
Ne jemi duke e rrezikuar atë që ka mundësi që fillojnë të flasin për një territor që nuk është i njohur ndërkombëtarisht dhe fillojnë të tërhiqen njohjet gradualisht.
Ky është rreziku.” Ai gjithashtu theksoi se, “Nëse ne e humbim betejën e apelit [në Hagë], po e humbim shtetësinë e Kosovës.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





