Eva Longoria Shkëlqen në Monaco Global Gift Gala

Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Monaco Global Gift Gala, e mbajtur të premten në Hotel de Paris, në Monte-Carlo.

Aktorja 51-vjeçare shkëlqeu me një fustan të zi prej kadifeje, pa rripa, të zbukuruar me detaje argjendi dhe me një të çarë të guximshme në pjesën e pasme.

Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza dhe bizhuteri me diamante, përfshirë vathë dhe një gjerdan elegant.


- Advertisement -

Longoria, e cila ishte kryetare nderi e fondacionit, pozoi krah të ftuarve të tjerë, mes tyre edhe princeshës Stephanie të Monakos, e cila u shfaq me një fustan të kuq me pala.

Eventi i këtij viti mblodhi personalitete nga bota e argëtimit, biznesit dhe filantropisë, me qëllim mbështetjen e nismave bamirëse në Monako dhe më gjerë.

Paraqitja në Monako vjen pas një jave të ngarkuar për aktoren, e cila së fundmi ishte në Paris për të mbështetur mikeshën e saj Victoria Beckham në sfilatën e Javës së Modës.

Ajo mori pjesë gjithashtu në sfiladën e L’Oréal, ku u shfaq krah emrave të njohur si Jane Fonda, Kendall Jenner, Heidi Klum dhe Cara Delevingne.

Prej dy vitesh, Longoria jeton në Spanjë me bashkëshortin José Bastón dhe djalin e tyre, Santiago.

Familja e ndan kohën mes Spanjës dhe Meksikës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *