Përparim Rama Shprehet për Ambiciet e Tij Politike: Kryeministër i Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ka si synim të bëhet kryeministër i Kosovës, gjatë një interviste të shkurtër me krijuesin e përmbajtjes Khan në SHBA.

I pyetur për rolin e tij, Rama u prezantua si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

Kur u pyet për pjesën më të preferuar të punës së tij, ai theksoi ambiciet e tij për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës. “Pjesa e preferuar e punës sime është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që ta pastrojmë dhe ta rregullojmë shtetin”, u shpreh Rama.


- Advertisement -

Khan e pyeti gjithashtu për kryeministrin aktual, Albin Kurti, dhe Rama shprehu mendimin se, sipas tij, Kurti nuk po bën një punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën”.

Në një postim nga deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, u tha se videoja është realizuar para votimit për presidenten dhe përmban një kritikë ndaj punës së Ramës në kryeqytet.

Në mbishkrimin e videos, Kërçeli thekson se, në pyetjen “Çfarë bën për të jetuar?”, përgjigjja që do të duhej të jepte Rama ishte: “Keqmenaxhoj taksat e qytetarëve të kryeqytetit.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *