Reformat në Arsim: Ministria e Arsimit dhe SBASHK Bashkëpunojnë për Strategjinë 2035

Atë që nuk është bërë për vite me radhë, tani po ndodh gjatë këtyre muajve.

Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Bashkuar të Arsimit (SBASHK) janë bashkuar për të reformuar sektorin e arsimit përmes Strategjisë 2035.

Prej disa ditësh, kanë filluar takime me mësimdhënësit për të diskutuar ndryshimet që duhet të realizohen. “Më efektshme ka qenë shkollimi katër plus katër plus katër, klasa 1-4, pastaj 6 deri në tetë dhe pastaj klasa 10 deri në 14, edhe këtu duhet më mendu bashkërisht që më kthy atë prej fillimit.


- Advertisement -

Pastaj tek librat shkollor mendojmë që duhet më u rishku librat që ka me qenë pjesë e strategjisë pasi disa libra kanë gabime,” tha Ymer Ymeri nga SBASHK.

Në këto takime është diskutuar gjithashtu edhe për çështje të tjera që lidhen me përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Trajnimet për mësimdhënësit janë një nga pikat kryesore, dhe sipas Ymerit, është shqyrtuar mundësia që këto trajtime të organizohen drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit.

Një nga elementet e Strategjisë mund të jetë edhe një provim shtetëror për mësimdhënësit. “Kemi me fillu me zbatu aprovimin e provimit shtetëror për mësimdhënësit pasi në ligj veç se ekziston se mësimdhënësit për tu kyçur në profesion duhet ta japin provimin shtetëror ashtu siç e japin mjekët e infermierët.

Po jemi në fazën fillestare pasi kemi me diskutuar se kisht me mbajt këtë, duhet jetë një forum kredibil,” shprehu Ymeri.

Njohësi i arsimit, Ismet Potera, e sheh këtë bashkëpunim si të nevojshëm, por ka një kërkesë. “Çështja kryesore që duhet të vendoset në strategji është pavarësia apo autonomia e plotë e shkollave, sepse kur japim autonomi të plotë të shkollave, qoftë në buxhet, qoftë në organizim, atëherë rritet përgjegjësia e tyre për të funksionuar.

Sepse deri më sot shkollat kanë autonomi minimale pothuajse në organizimin e procesit mësimor,” theksoi Potera.

Kërkesa për decentralizim vjen edhe nga menaxherët e shkollave. “Por është shumë gabim nëse nuk i jepet të drejtave shkollave.

Këtë rast kisha than ëm u bo decentralizimi, me iu dhan kompetenca drejtori dhe pastaj ato kompetenca drejtori me i qit në zhvillim tutje.

Në qoftë se një drejtor kish pas mundësi më zgjedh stafin e vet sigurisht që kish pas rezultate të mira,” tha Betim Ahmeti, sekretar i shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.

Shpërndarja e kompetencave te drejtoritë e shkollave gjithashtu është diskutuar gjatë bashkëbisedimeve me punonjësit e arsimit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *