Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka uruar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 54-vjetorit të themelimit.
Në mesazhin e saj, Shiroka Pula ka vlerësuar rolin e Akademisë në zhvillimin e shkencës, ruajtjen e trashëgimisë kombëtare dhe forcimin e identitetit intelektual të kombit shqiptar.
Ajo theksoi se Akademia, që nga udhëheqja e profesor Aleks Budës deri te drejtimi aktual nga Skënder Gjinushi, ka shërbyer si institucion i dijes, kërkimit shkencor dhe mbrojtjes së trashëgimisë kombëtare.
Sipas presidentes, në një kohë kur shoqëria shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri po përballet me ndryshime të thella dhe kërkesa në rritje për dije e ekspertizë, roli i Akademisë së Shkencave mbetet tejet i rëndësishëm. “Për ne, shqiptarët e Kosovës, ky institucion ka qenë dhe mbetet një referencë e rëndësishme e dijes dhe e krenarisë kombëtare”, ka thënë ajo.
Shiroka Pula u shpreh se shpreson që Akademia të vazhdojë të jetë një hapësirë e hapur e dijes, që frymëzon studiuesit e rinj dhe forcon bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në shkencë e kulturë.
Ajo gjithashtu uroi për botime të reja shkencore, projekte kërkimore me vlerë dhe bashkëpunime ndërkombëtare që kontribuojnë në promovimin e shkencës shqiptare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





