Enver Hasani ka theksuar se nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale vendosin të anulojnë ligjin për këtë gjykatë, atëherë shteti i Kosovës ka të drejtë ta shpallë të pavlefshëm Ligjin e vitit 2014 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare.
Sipas Hasanit, për një vendim të tillë nuk është e nevojshme që të mblidhen dy të tretat e votave të deputetëve të komunitetit serb. “Nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për Gjykatën Speciale, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit 2014 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare dhe nuk kërkohen 2/3 e votave të komunitetit serb”, ka theksuar Hasani.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





