Incident në Burgun Vestre në Kopenhagë: Rishikimi i Trajnimeve për Zyrtarët Korrektues nga Kosova

Shërbimi Danez i Burgjeve ka konfirmuar se më 5 tetor ka ndodhur një incident në burgun “Vestre Fængsel në Kopenhagë”, duke njoftuar se rasti është përcjellë policisë.

Ky institucion ka theksuar se, ndonëse nuk komenton zakonisht raste individuale, çdo pretendim për ushtrim dhune ndaj të burgosurve merret shumë seriozisht. “Për këtë arsye, ne kemi ndërmarrë masat e nevojshme dhe të përshtatshme,” thuhet në përgjigjen e Shërbimit Danez të Burgjeve.

Institucioni danez ka folur gjithashtu për përvojën me zyrtarët korrektues nga Kosova që kryejnë praktikën në Danimarkë, duke e vlerësuar atë si përgjithësisht shumë pozitive.


- Advertisement -

Sipërmarrja ka marrë vlerësime të mira si nga zyrtarët korrektues kosovarë, ashtu edhe nga ata danezë.

Pas incidentit, Shërbimi Danez i Burgjeve ka bërë të ditur se do ta rishikojë programin e trajnimit për zyrtarët korrektues kosovarë që janë në praktikë në Danimarkë, me qëllim që ky program të jetë në nivel të lartë dhe t’i përmbushë plotësisht kërkesat e institucioneve. “Ne kemi besim në bashkëpunimin me Kosovën dhe kemi ruajtur një dialog të mirë e konstruktiv me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Edhe ata e kanë trajtuar këtë çështje me shumë seriozitet,” vazhdohet më tej në përgjigje.

Shërbimi Danez i Burgjeve nuk ka ofruar detaje të tjera për incidentin, duke rikujtuar se, në përgjithësi, nuk komenton raste individuale.

Dy zyrtarët korrektues nga Kosova, të akuzuar për sulm ndaj një të burgosuri në burgun Vestre në Kopenhagë, janë liruar pas seancës paraprake të mbajtur të mërkurën.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *