Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar me shqetësim pas ngjarjes tragjike në Gjilan, ku një grua dhe vëllai i saj u vranë nga bashkëshorti i saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur tronditjen e saj për këtë rast dhe ka theksuar nevojën për përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave. “Një shoqëri që vajton pas çdo vrasjeje, por nuk arrin ta ndalë dhunën para se të jetë tepër vonë, duhet të përballet me përgjegjësinë e saj”, ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi se kërcënimet dhe rastet e dhunës nuk duhet të neglizhohen nga institucionet, duke nënvizuar se reagimi duhet të vijë para se situatat të përfundojnë tragjikisht. “Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen.
Kërcënimet nuk duhet të përfundojnë në arkiv, e dhuna nuk duhet të përfundojë në varreza”, tha ajo në reagimin e saj.
Në përfundim, Osmani kërkoi drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për çdo dështim institucional, duke bërë thirrje për veprime konkrete në vend të thjesht deklaratave. “Drejtësi për viktimat.
Përgjegjësi për çdo dështim.
Veprim, jo fjalë.
Asnjë jetë më pak!
Asnjë justifikim më shumë!”, ka përfunduar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




