Trajnim Intensiv për Zhvillim Personal dhe Profesional në Zürich

Në datat 14 dhe 15 Nëntor 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00, do të zhvillohet një trajnim intensiv në Hilton Garden Inn, Zürich-Limmattal, me Grida Dumën.

Ky trajnim është i konceptuar për të ndihmuar në zhvillimin personal dhe profesional, duke përfshirë lidershipin, vendimmarrjen dhe komunikimin strategjik.

Ditën e parë, më 14 Nëntor, do të zhvillohet “Motivation Training”.


- Advertisement -

Kjo ditë do të jetë e përqendruar në motivimin, kapërcimin e barrierave të brendshme, forcimin e vetëbesimit dhe krijimin e një qasjeje më të qartë ndaj objektivave personale dhe profesionale.

Do të ofrohet një trajnim i avancuar mbi lidershipin efektiv, teoritë e vendimmarrjes, artin e negocimit dhe imazhin e liderit, me fokus në aftësitë që ndikojnë drejtpërdrejt në performancën dhe suksesin profesional.

Programi dyditor gjithashtu përfshin VIP networking, një Meet & Greet me Grida Dumën, materiale trajnimi, catering premium dhe një certifikatë pjesëmarrjeje.

Ky është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të ndërtuar lidhje të vlefshme në fushën tuaj.

Dy ditë.

Një eksperiencë intensive.

Një nivel tjetër zhvillimi.

Për informacion dhe rezervime, vizitoni Grida Duma Masterclass Zürich në https://gridaduma.ch.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -