FSK Vlerësohet për Arritjen në Cambrian Patrol 2026

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së që përfaqësuan vendin në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol 2026”.

Në këtë garë, ata arritën të fitojnë Medaljen e Artë.

Jashari ka përgëzuar ekipin për rezultatin e arritur dhe, si shenjë mirënjohjeje, i dekoroi ata me medalje për arritjet e larta.


- Advertisement -

Ai theksoi se përfaqësimi dinjitoz në gara të tilla ndërkombëtare pasqyron përkushtimin dhe gatishmërinë e FSK-së për të përmbushur me sukses detyrat dhe misionin e saj. “Fitimi i Medaljes së Artë në ‘Cambrian Patrol 2026’ përbën një dëshmi të rëndësishme të aftësive profesionale, përgatitjes dhe qëndrueshmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve të saj.

Kjo arritje jo vetëm që nderon Forcën e Sigurisë së Kosovës, por gjithashtu forcon imazhin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo dëshmon se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur për t’u përballur me çdo sfidë në aspektin profesional dhe janë të gatshëm t’i tejkalojnë këto sfida duke dëshmuar rezultat të lartë përkrah forcave ushtarake partnere dhe aleate,” theksoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -